Të mërkurën do të zhvillohen 3 ndeshjet e fundit të 1/16 së finales në Kupën e Maqedonisë në futboll. Kampioni aktual, Shkëndija, pas fitores në fundjavës, ndaj Skopjes me 2-0, sërisht në transferët, do të përballet me skuadrën e “Kit Go Pehçevë”.
Edhe nënkampioni i futbollit vendor, FC Shkupi, do të jetë në transfertë dhe do të përballet me skuadrën e Veleshtës.
Ndërkohë në përballjen e fundit, skuadra e Ligës së Parë, Boreci, është favorite përball skuadrës “Nju Stars’.
Kujtojmë se gjatë javës së kaluar, kualfikimin në rundit tjetër e kanë siguruar skuadrat si: Pelisteri, Vardari, Makedonija Gjorçe Petrov, Renova, Skopje, Ohri, Rabotnçki, Struga Trim Lum, Tikveshi dhe Bregallnica. Të tre ndeshjet, do të zhvillohen më 22 mars, në orën 15.00.
Kupa e Maqedonisë – 1/16 e finales
Kit Go Pehçevë – Shkëndija
Nju Stars – Boreci
Veleshta – FC SHkupi