Ylli anglez është duke tërhequr vëmendje nga disa skuadra të mëdha evropiane.
Gjigandi italian Juventus dhe ai spanjoll Atletico Madridi janë duke e monitoruar situatën e yllit të Arsenalit Bukayo Saka, raporton “Calciomercato”.
Raportohet se “Topçinjtë” mund të kërkojnë një shumë afro 60 milionë eurosh për 20 vjeçarin, i cili kishte nënshkruar një marrëveshje të re në stadiumin “Emirates” në korrik të vitit 2020, përcjell KosovaPress.
Saka është bërë njëri nga lojtarët kyç të Arsenalit, ku sezonin e kaluar në 46 paraqitje në të gjitha garat regjistroi shtatë gola dhe 10 asistime mbi emrin e tij.