Sulmuesi i Bajern Munihut, ka marrë çmimin e golashënuesit më të mirë. Levandovski arriti të fitojë “Këpucën e Artë”, falë 41 golave të shënuar të edicionin 2020/21 në Bundesligë.
Futbollisti shënoi 41 gola në vetëm 29 ndeshje të luajtura dhe poashtu kishte 7 asistime.
Edicionin e kaluar Levandovski kishte mesatare prej 1.65 golave/asistimeve për ndeshje, një shifër shumë e lartë kjo duke lënë prapa yjet e tjetër të futbollit evropian.
Polaku është duke shkëlqyer edhe në këtë sezon, ku aktualisht ka shtatë gola të shënuar pas pesë xhirove të para në Bundesligë.