Sulmuesi argjentinas, Lionel Messi ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes së fundjavës ndaj Lyonit dhe pritet të mungojë në ndeshjen e ardhshme ndaj Metzit në Ligue 1.
Trajneri i PSG-së, Pochettino në ndeshjen derbi ndaj Lyonit vendosi të zëvendësoj Messin kur rezultati ishte i barabartë 1-1.
Megjithatë, pas shumë reagimeve trajneri argjentinas duket se pati të drejtë pasi Messi kishte një lëndim të vogël që po e shqetësonte.
Lajmi tashmë është konfirmuar edhe nga vet faqja zyrtare e Paris Saint-Germainit.
“Lionel Messi, pas goditjes së marrë në gjurin e tij të majtë, bëri një MRI këtë mëngjes e cila konfirmon shenjat e mavijosjes së kockave. Një ekzaminim pasues do të kryhet në 48 orë”, thuhet në njoftim.
“Sipas mediave, Messi do të mungojë në ndeshjen e ardhshme të PSG-së ndaj Metz në Ligue, takim që zhvillohet nesër (e mërkurë)”..