Hungaria do ta luajë ndeshjen e ardhshme pa praninë e tifozëve kundër Shqipërisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
Përfaqësuesja e Hungarisë është dënuar nga FIFA për fyerjet raciste, për shkak të tifozëve të saj në drejtim të futbollistëve të Anglisë në ndeshjen e luajtur më 2 shtator në Budapest.
FIFA e ka gjobitur me 216 mijë euro plus dy ndeshje pa praninë e tifozëve.
Ky është një lajm i mirë për Shqipërinë, ngase ndeshja kthyese me 9 tetor do luhet pa tifozët hungarezë.