Amir Rrahmani po kalon një moment të artë në karrierë. Mbrojtësi shqiptar që dikur ishte pjesë e Partizanit arriti që të shënonte në mbrëmjen e djeshme me Napolin dhe ka fituar besimin e Spaletit.
Në intervistën e dhënë për mediat italiane, menaxheri i lojtarit, Adrian Aliaj, e ka vlerësuar futbollistin për aftësinë që zotëron.
“Momenti më i mirë i karrierës së Rrahmanit? Le të presim, mbase vjen një titull, por mos më lini të them asgjë tjetër! Amiri është një lojtar i rëndësishëm, nuk kam pasur asnjë dyshim për nivelin e tij.
Çdo ekip ka nevojë për një Rrahmani.
Në qytet ai ndjen dashuri të madhe, kjo e stimulon atë të bëjë edhe më mirë, gjithmonë më mirë. Performanca e tij gjithmonë do të evoluojë vazhdimisht”, tha Aliaj.