Kjo është arsyeja që u zëvendësua Messi

Futboll

Kjo është arsyeja që u zëvendësua Messi

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 19:07
Kjo është arsyeja që u zëvendësua Messi

Ende pa nisur mirë sezoni, Mauricio Pochettino duhet të përballet me polemikat e shkaktuara nga Lionel Messi.

Leo u largua nga fusha i zemëruar kur Pochettino vendosi ta zëvendësojë në sfidën që PSG-ja po barazonte 1-1 me Lyonin, takim që e fituan vendasit në fund me golin e Mauro Icardit.

Pochettino tha se e largoi Messin nga loja pasi e kishte vërejtur se kishte probleme, dëmtim që tashmë është vërtetuar edhe zyrtarisht nga klubi dhe Leo s’do të luajë nesër me Parisin.

“E kuptoj se surprizën për ndërrimin e Messit dhe e pranoj si të tillë. E pamë që Leo po e prekte kyçin e këmbës dhe morëm atë vendim”, tha Pochettino.

Në fund doli se trajneri kishte të drejtë, përkundër nervozizmit të Messit, pasi Leo është i dëmtuar dhe këtë e kanë vërtetuar edhe testet gjatë ditës së sotme dhe nuk dihet nëse do të humbasë më shumë se një ndeshje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat