Skuadrat shqiptare po tregojnë formë të mirë në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Shkupi, Renova, Struga Trim & Lum dhe Shkëndija, po shënojnë rezultate të mira në shtatë javët e para, me përjashtim që Shkëndija nuk është në rezultatet e pritshme.
Skuadra shqiptare dominojnë në 11-shin e javës në Maqedoninë e Veriut.
Ky është formacioni i javës sipas “Ekipa.mk”: Velii (Renova), Krivak (Shkëndija), Dragarski (Pelisteri), Manevski (Bregallnica), Stojkoski (Rabotniçki), Alimi (Shkëndija), Stankovski (Rabotniçki), Cvetanovski (Shkupi), Dodev (Bregallnica), Sandej (Shkupi) dhe Selmani (Renova).