Ish-portieri i Arsenalit, Mat Rajan i ka habitur të gjithë me veprimin e tij të çuditshme për të shitur mobiliet e shtëpisë në internet.
29-vjeçari ka postuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale foto të mobilieve duke bërë dhe përshkrimet përkatëse për secilën prej tyre.
‘’Një krevat dopio, një divan në formë L dhe një tavolinë qelqi rrethore ngrënie me katër karrige. Ruhen në gjendje të mirë. Kontaktoni email më poshtë për çdo interes/pyetje’’, shkruan portieri 29-vjeçar.
Mat Rajan është aktivizuar më pare dhe me Valencian në Spanjë, ndërsa së fundmi është pjesë e Real Sociedadit në La Liga.
Postimi i gardianit australian ka shkaktuar që qeshura në internet ku nuk munguan edhe talljet.