Java e pestë e kampionatit italian Serie-A e gjen Interin përballë Fioretinës në “Artemio Franchi”.
“Neroazzurrët” nuk e kanë humbur asnjë ndeshje në Serie-A me tri fitore dhe një barazim, andaj kërkojnë tri pikë të reja në ndeshjen e sotme për ta rikthyer vendin e parë në tabelë që momentalisht mbahet nga Napoli me 11 pikë, përcjellë KosovaPress.
Ndeshja fillon nga ora 20:45 dhe të dy skuadra i kanë publikuar formacionet zyrtare:
Fiorentina: Dragowski; Odriozola, Milenkovic, Igor, Biraghi; Bonaventura, Torreira, Duncan; Callejon, Vlahovic, Saponara.
Inter: Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic, Dzeko, Lautaro