Kombëtarja e Kosovës (femrat) ka pësuar disfatë nga Kombëtarja e Norvegjisë, pavarësisht paraqitjes së mirë.
“Dardanet” u mposhten me rezultat 0:3 në “Fadil Vokrri”.
Avduli realizoi autogol duke i dhënë epërsinë Norvegjisë, që pastaj dyfishon epërsinë përmes Blastad (36′).
Kosova tutje u mundua të krijoi aksione, por u mungonte finalizimi. Ishte Utland që vulosi fitoren e Norvegjisë (56′).
Me këtë humbje, Kosova renditët në pozitën e pestë me një pikë, derisa Norvegjia është lider me gjashtë pikë.