Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, u paraqit në 21 minuta e fundit (69') për Norwich-in, por hasën në lojë shumë të mirë të mysafirëve.
Liverpooli ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Norwich-it, në takimin e garës së 16-së së finales së EFL Cup (Carabao Cup).
Vendasit patën rastin më të mirë në minutën e 42-të por futbollisti Tzolis dështoi nga penalltia.
Minamino (4' e 80’) e Origi (50') shënuan për fitoren e Liverpoolit, e cila u kualifikua në të tetën e finales.