Manchester City thuhet se është i interesuar për nënshkrimin me sulmuesin e Benficës, Darwin Nunez.
Pasi i thanë lamtumirë golashënuesit më të mirë në histori Sergio Aguero, pritej që City të shpenzonte para në afatin veror për një sulmues tjetër.
Sidoqoftë, Pep Guardiola vendosi që këtë buxhet a përdor te Jack Grealish nga Aston Villa, mesfushor i kualitetit të lartë.
Por, duke marrë parasysh sa i është nevojitur Cityt këtë sezon një qendërsulmues, klubi anglez do provojë në afatin veror të marrë një qendërsulmues.
Sipas Todo Fichajes, kampioni i Anglisë është i fokusuar te ylli i Benficës, Darwin Nunez.
Man City është duke shikuar mundësinë të largojë Bernard Silvan dhe pastaj të ofrojë 50 milionë euro për uruguaianin.
Kjo vlerë do jetë e mjaftueshme ta bind klubin portugez për shitjen e Nunez.