Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta shpreson ta bind trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola të rikthehet në “Camp Nou”.
Trajneri momental i katalunasve, Ronald Koeman ka presion të vazhdueshëm, derisa disa pjesëtarë të bordit shpresojnë në shkarkimin e 58-vjeçarit.
Guardiola ka konfirmuar se do largohet nga City sapo t’i skadojë kontrata në vitin 2023, duke thënë se ka dëshirë të provojë drejtimin e një Kombëtare.
Sidoqoftë, sipas El Nacional, Laporta është duke bërë gjithçka për ta rikthyer Guardiolën te Barcelona.
Edhe pse tekniku spanjoll e sheh Barcelonën si e kaluar, kjo nuk ndryshon mendimet e Laportës.
Guardiola kaloi katër vite të shkëlqyeshme te Barcelona mes viteve 2008 dhe 2012 duke fituar tre tituj të La Liga-së dhe dy herë Ligën e Kampionëve.