Skandali në Bosnjë! Tifozët ndjekin dhe sulmojnë makinën e gjyqtarëve!
Në ndeshjen Velezhi dhe Borci, ka ndodhur një skandal që ka tronditur futbollin boshnjak.
Konflikti vazhdoi edhe pasi gjyqtarët u larguan nga stadiumi, por makina e tyre u përcoll dhe u dogj me fishekzjarre, teksa gjyqtari kryesor, Sabri Topaloviq me asistentët e tij është sulmuar në afërsi të Jabllanicës.
Ndërkohë, tifozët vendas ishin të revoltuar me gjykimin dhe sulmuan gjyqtarët.