Futbollisti 18 vjeçar Altin Berisha në Kosovë, kjo është arsyeja!

Futboll

Futbollisti 18 vjeçar Altin Berisha në Kosovë, kjo është arsyeja!

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 12:24
Futbollisti 18 vjeçar Altin Berisha në Kosovë, kjo është arsyeja!

Talent i madh në futboll megjithëse është vetë 18 vjeç.

Ky është futbollisti Altin Berisha i cili javë më parë ka qenë në Kosovë ku mësojmë se ka qenë i ftuar nga Federata e Futbollit të Kosovës për një stërvitje 5 ditore.

Ndërsa këto ditë ai sapo ka marrë ftesë nga Kombëtarja e Kosovës e U19 e ai ka qenë shumë i lumtur dhe e ka pranuar atë e do të vijë nga fillimi i muajit tetor në Kosovë.

Image

Altini vjen nga një familje sportistësh ku babai i tij ka qenë futbollist dhe trainier, xhaxhai futbollist, e vetë ai ka lindur dhe jeton në Helsingborg në Suedi. Altini luan aktualisht për Eskilsmine if U19 Helsingborg, ai luan si sulmues në të dy krahët por dhe si mbrojtës i djathtë dhe bie në sy për talentin dhe shpejtësinë e tij në fushë, ndërsa shumë disiplinor në fushë e në trajning.

Ai luan që kur ishte 6 vjeç e gjithmonë e ka mendjen dhe ëndërr të luaj për Kosovën, edhe këtë gëzim e shprehu kur mori edhe ftesën nga Feferata e Kosovës, ndërsa si favorit e ka klubin e Dortmundi, ndërsa emër mjaft premtues për tu krenuar të gjithë shqiptarët një ditë me emrin e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat