Zbulimi i habitshëm i futbollistit që luan në Angli

Futboll

Zbulimi i habitshëm i futbollistit që luan në Angli

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 13:10
Zbulimi i habitshëm i futbollistit që luan në Angli

Futbolli ka vite që lufton me racizmin. Megjithatë, episodet përsëriten brenda dhe jashtë drejtkëndëshit të gjelbër.

I fundit në rend kronologjik ishte ndaj portierit të Milanit, Maignan, nga tifozët e Juventusit, në ndeshjen e së dielës së kaluar. Sulmuesi i Birmingham City, Troy Deeney, duke folur për “Sky Sports”, zbuloi se ai merr 30 deri në 40 mesazhe raciste në javë. 

Diçka jashtëzakonisht e turpshme dhe e bezdisshme:

“Përdorin fotografi të miat, të gruas ose fëmijëve të mi për të abuzuar, njerëzit nuk kanë kufij. Unë e kuptoj se ka njerëz që më pëlqejnë dhe të tjerë që nuk më pëlqejnë.

Mund të flisni për futbollin tim sa të doni, por ajo që nuk e kuptoj është pse duhet të flisni për ngjyrën e lëkurës sime, të mos më respektoni vetëm sepse jam i zi.

Nëse do t’u përgjigjesha në të njëjtën mënyrë, do të isha gjatë gjithë kohës objekt televizionesh, do të isha kudo në media, do të merrja qindra dënime, por atyre nuk u ndodh asgjë”.

Lojtari më pas ftoi kolegët të raportojnë sa herë që marrin fyerje raciste: “Duhet të thyesh barrierat dhe të flasësh për këtë me policinë ose me agjentin tend. Nuk do të thotë që je i dobët, do të thotë vetëm se mund të parandalosh racizmin ndaj një personi tjetër, që mund të përjetojë të njëjtën vuajtje që po kaloni”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat