Pas një starti pa humbje në sezonin e ri të Premier Ligës angleze, Chelsea do të synojë që të fillojë kampanjën e Carabao Cup me fitore, ku e pret sot në shtëpi Aston Villa.
Aston Villa veçse ka zhvilluar ndeshje në këtë garë, duke siguruar kualifikimin në këtë raund me fitore 6:0 kundër Barrow.
Të dyja skuadrat rikthehen nga fitoret në xhiron e fundit të Premier Ligës, ku Chelsea e mposhti me rezultat 3:0 rivalin londinez Tottenham, ndërsa Aston Villa me po të njëjtin rezultat 3:0 e mposhti skuadrën e Evertonit.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të jenë me mungesa të lojtarëve, ku tek Chelsea nuk do të paraqiten portieri Edouard Mendy dhe sulmuesi anësor Christian Pulisic, ndërsa tek Aston Villa do të mungojnë Davis, Trezeguet, Bailey dhe McGinn.
Formacionet e mundshme:
Chelsea (3-4-3): Arrizabalaga; Christensen, Chalobah, Azpilicueta; James, Niguez, Kovacic, Chilwell; Hudson-Odoi, Werner, Ziyech
Aston Villa (4-2-3-1): Steer; Konsa, Tuanzebe, Hause, Young; Nakamba, Sanson; Traore, Buendia, El Ghazi; Watkins
20:45 Chelsea – Aston Villa (Stadiumi Stamford Bridge)