Pesë skuadra të Kategorisë Superiore janë ndëshkuar nga Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit për ngjarjet që cënuan rregullat në javën e dytë të kampionati.
Në fakt, e kanë pësuar me gjobë katër klube, ndërsa Partizani ka marrë vetëm paralajmërim për mospërdorimin e stemës Abissnet Superiore.
Për sjellje të gabuar të spektatorëve, janë gjobitur me 50 000 lekë Tirana, Vllaznia dhe Skënderbeu, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS –së.
Teuta, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore gjobitet 50 000 lekë.