Tri ditë pas ndeshjes që e zhvilluan në Premier Ligën angleze, Manchester United dhe West Ham do të përballen përsëri sot, në raundin e tretë të Carabao Cup.
Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer regjistroi fitore 2:1 kundër West Ham të dielën, ku Jesse Lingard ishte heroi i “Djajve të Kuq”.
Në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, formë më të mirë ka treguar Manchester United duke regjistruar katër fitore, një barazim dhe një humbje, krahas tri fitoreve, dy barazimeve dhe një humbje të West Ham.
Të dyja skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Solskjaer nuk do të paraqiten Diallo, Rashford, Telles dhe Cavani, ndërsa trajneri David Moyes nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mbrojtësit Winston Reid.
Formacionet e mundshme:
Manchester United (4-2-3-1): Heaton; Dalot, Bailly, Lindelof, Shaw; Van de Beek, Matic; Sancho, Mata, Lingard; Martial
West Ham United (4-2-3-1): Areola; Fredericks, Dawson, Diop, Masuaku; Kral, Noble; Yarmolenko, Vlasic, Benrahma; Antonio
20:45 Manchester United – West Ham United (Stadiumi Old Trafford)