Kristian Broki do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Vicencës. Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me skuadrën e Serisë B ku ka pasuar Di Karlon në krye të stolit.
Emërimi i trajnerit të ri dhe shkarkimi i teknikut Domeniko Di Karlos është sepse skuadra e Viçencës ndodhet në vendin e fundit të Serisë B me 0 pikë ku nga 5 ndeshje në kampionat i ka humbur të gjitha.
Lajmin e emërimit në pankinë të trajnerit Broki e ka bërë vetë publike klubi i Viçencës me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar.
“Klubi i Viçencës komunikon se Kristian Broki ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me klubin bardhekuq si trajner i parë i skuadrës.”, shkruhej në komunikatën zyrtare.