Janë dhënë çmimet “Giacinto Façhetti”, një legjendë e paharruar e Interit gjatë shekullit të kaluar. Në ceremoni nuk mund të mungonte një yll i futbollit që ka bërë shumë si me zikaltrit, ashtu edhe me kombëtaren gjermane.
Bëhet fjalë për Lotar Matthaus, i cili në mbyllje të eventit ka dhënë edhe një intervistë për “Tuttosport”. Që nga emëruesi i çmimit e deri në gjendjen aktuale të skuadrës nuk kanë munguar komentet e 60-vjeçarit që tashmë zhvillon një rol opinionisti në atdhe.
A bëri mirë Ronaldo që la Juven për Manchester Utd?
"E vlerësoj sepse nuk bëri diçka normale apo të thjeshtë. Është pjesë e kampionatit më cilësor në botë dhe ka shënuar deri tani katër gola. E kuptoj zgjedhjen e tij dhe mendoj se ka bërë mirë", ka thënë Matthaus.