Dy futbollistët e KF Veleshta Mirlind Dauti dhe Nijas Lena janë zgjedhur në formacionin më të mirë të javës së 4-të në të dy Ligat e dytë të Maqedonisë-Perëndim dhe Lindje nga portali “Makfudbak.mk”.
Dauti dhe Lena në fundjavë shënuan gola vendimtar për skuadrën e tyre kundër Vardarit në shtëpi, duke i mposhtur me rezultat 2-1.
Ata dy jo vetëm që shënuan nga një gol këtë javë në Ligën e dytë, por edhe kanë shkëlqyer në ndeshje.
Dauti në minutën e 57-të e kishte barazuar rezultatin në 1-1, kurse pesë minuta më vonë Lena me një gol “Panenka” nga penalltia i ka sjell triumfin e madh ekipit të Velehtës me rezultat 2-1.
KF Veleshta, nesër në terren të vet, do të takohet me FC Shkupi në ndeshjen e 1/16-së të finales të kupës së Maqedonisë. Do të luhet vetëm një ndeshje.