FC Prishtina e prezantoi Berishën në atë që po vlerësohej si transferimi më i madh në historinë e futbollit kosovar të mërkurën, në një konferencë për media.
Presidenti i Prishtinës, Remzi Ejupi, ka thënë se klubi ishte munduar për një kohë të gjatë ta bindte Berishën të kthehej në vendlindje.
“Me Berishën kemi qenë në kontakt vazhdimisht. Berisha ka qenë gjithmonë i gatshëm, por fatkeqësisht ka qenë larg”, tha Remzi Ejupi në konferencën për media, e organizuar të mërkurën.
Ai shtoi se lojtarët si Berisha i kanë dyert të hapura te FC Prishtina.