Elseid Hysaj ka bindjen se Lazio shumë shpejt do të marrë atë formë që dëshiron trajneri Sarri dhe do të argëtojë ashtu siç bënte Napoli i tij disa vite më parë.
Mbrojtësi ka dalë sot në konferencë për shtyp duke folur për takimin e radhës ndaj Torinos si dhe për gjendjen aktuale të skuadrës, duke u ndalur edhe te dualiteti në portë mes Reinas dhe Strakoshës.
Kush të ka bërë më shumë përshtypje si shok skuadre?
"Lazo i ka bezdisur të gjithë, ka shumë lojtarë të fortë. Çiro Imobile është një prej më të fortëve, kur e ke përballë të mërzit, tani them që jam me fat. Janë edhe Luis Alberto e Milinkoviq", thotë Hysaj.