Liverpooli është një nga klubet që vazhdon të monitorojë situatën e Marco Asensio te Real Madrid.
25-vjeçari nuk po kalon një moment të lumtur te madrilenët, ku nuk u aktivizua për asnjë minutë nga trajneri Ancelotti në sfidën ndaj Valencias, po ashtu edhe në sfidën ndaj Interit, në Champions ku hyri në fushën e lojës në minutën e 90′, çka thelloi pakënaqësitë te lojtari.
Gjatë verës sulmuesi refuzoi ofertat që iu paraqitën, për të qëndruar në Madrid, pasi mori besimin e trajnerit.
Gjithsesi situate mund të ndryshojë dhe në Janar lojtari mund të kërkojë largimin me Liverpoolin dhe jo vetëm, që presin të përfitojnë nga çdo situate.