Juventus është në vështirësi në këtë fillim të sezonit.
Gjërat nuk po shkojnë si duhet në reparte të ndryshme. Bardhezinjtë janë në kërkim të përforcimeve në mesfushë në merkaton e janarit.
Një nga objektivat e bardhezinjve është francezi Tchouameni, lojtar shumë interesant dhe që ka marrë ‘bekimin’ e Pogba.
Megjithatë, mesfushori i Monaco ka përfunduar edhe në shënjestrën e shumë klubeve rë tjerë.
Sipas todofichajes.com, Chelsea kërkon të përshpejtojë kohët dhe nuk ka ndërmend të presë fundin e sezonit.
Gati një ofertë prej 40 milionë eurosh për të djegur Juventus-in, një shifër që do të mjaftonte për klubin francez që ta linte të lirë të largohej talentin.