Lionel Messi pritet të mungojë më gjatë se sa është pritur, shkaku i lëndimit që pësoi në ndeshjen e fundit ndaj Lyonit.
Tashmë dihet se Messi do t’i mungojë Paris Saint-Germainit sonte ndaj Metz.
“L’Equipe” raporton se sulmuesi argjentinas do të mungojë edhe ndaj Montpellierit, më 25 shtator.
Ndërkohë, PSG shpreson që 34-vjeçari do të jetë i gatshëm më 28 shtator, për ndeshjen ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.
Gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” do t’i nënshtrohet një ekzaminimi mjekësor nesër, teksa mendohet se mungesa në dy ndeshje do t’i ndihmojë që të shërohet plotësisht.