As pesimisti më i madh nuk ka pritur se Clermont sonte do të pëson debakël me rezultat 6:0 në konak të Rennes-it, në kuadër të javës së 7-të të Kampionatit të Francës.
Mbrëmje e keqe për reprezentuesin e Kosovës, Elbasan Rashani dhe ekipin e tij, duke mos arritur që të shmangin këtë humbje të rëndë.
Futbollisti nga Kosova u paraqit titullar por asgjë nuk iu shkoi ndoresh.
Golat i shënuan Marton (32'), Terrier (36'), Sulemana (55' e 57'), Laborde (64') e Tait (77').
Rennes renditet në vend të dhjetë me 8 pikë, ka një me pak se Clermont që gjendet një pozitë më lart.