Qysh në minutën e 8-të, futbollisti i Reims, Valon Berisha, u detyrua të largohet nga fusha e lojës.
Ai u lëndua dhe sipas asaj që shkruhet, lëndimi është serioz, kjo e shqetëson edhe Kombëtaren e Kosovës për sfidat që ka në muajin tetor.
Lille si vendas e mposhti me rezultat 2:1 Reims-in.
David (31') e Andre (43') shënuan për Lillen dhe Flips (74'-nga penalltia) për Reims-in.
Lille renditet në pozitën e 13-të me 8 pikë dhe Reims është i 15-ti me 7 sosh pas 7 jave.