Reprezentuesi i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, u paraqit 88 minuta, dha maksimumin për fitoren e Lyonit, me rezultat 3:1 ndaj Troyes, në takimin e javës së shtatë të Kampionatit të Francës.
Futbollisti nga Kosova, shënoi supergol nga një pozitë e vështirë rreth 10-11 metra, në minutën e 48-të duke barazuar rezultatin.
Kjo ishte edhe pikë kthese për Lyonin. Faqja e specializuar “Soffascore”, Shaqën e vlerëson me notë shumë të mirë, 7.5.
Lojtar i ndeshjes është Palmieri Emerson (Lyon) me notën 7.8, ndërsa Lucas Paqueta (Lyon) vlerësohet me 7.5 etj.