Real Madridi vazhdon serinë fantastike të rezultateve, 5 fitore e 1 barazim nga 6 ndeshje të zhvilluara deri me tash.
Hero i mbrëmjes është Marco Asensio duke shënua het-trik së bashku me Karim Benzeman me dy gola.
Mallorca nuk kishte asnjë zgjidhje se si ta ndalte dyshen Asensio – Benzema. Reali shënoi fitore me rezultat 6:1 ndaj Mallorca-s.

Për Realin shënuan Benzema (3' e 78'), Asensio (24', 29' e 55'), Isco (84’) dhe për Mallorca-n Lee Kang- In (25').
Reali udhëheq me 16 pikë, ka tetë më shumë se Mallorca në pozitën e dhjetë.
Futbollisti Karim Benzema kryeson listën e shënuesve me 8 gola.