Real Madridi ka regjistruar një fitore shumë të lehtë në ballafaqim me Mallorcan në kuadër të javës së gjashtë të La LIgas të cilën e mposhtu me rezultat 6-1.
Fitorja e Real Madridit u paralajmërua që në fillim të ndeshjes kur Karim Benzema shënoi për 1-0 pas vetëm tre minutave lojë, ndërsa Marco Asensio shënoi edhe dy gola të tjerë brenda pesë minutave, 24’ dhe 29’ në mesin e të cilave Kangin kishte shënuar paraprakisht për ta ngushtuar në 2-1 epërsinë e Realit.
Dominimi i Real Madridit vazhdoi edhe në pjesën e dytë të ndeshjes. Në minutën e 55’ Marco Asensio shënoi për 4-1 dhe golin e tretë personal në këtë ndeshje.
Goli i tretë i Asension u pasua edhe nga një tjetër gol i Karim Benzemas që e shënoi në minutën e 78’, si dhe një tjetër nga Isco në minutën e 54’ dhe ky ishte edhe rezultati final i këtij ballafaqimi, përcjellë KosovaPress.
Pas këtij triumfi, Real Madridi renditet i pari në tabelë me 16 pikë pas gjashtë ndeshjeve.