Teo Hernandez u bë mbrojtësi i parë në 20 vitet e fundit që dhuron një asist e shënon një gol për Milanin. I fundit që e kishte bërë diçka të tillë në rang ekipor ishte Maks Lopezi në shkurt të vitit 2012 gjatë një përballjeje me Udinesen.
Sidoqoftë, statistikat i përkasin kohës dhe që nga sot për francezin është një ditë e re në kërkim të sfidave të reja e jo vetëm për të gjetur mënyra festimi me Brahim Diazin.
Këtë e konfirmoi vetë mëngjarashi në intervistën e dhënë pas fitores së djeshme me Venecian.
Cilët janë objektivat për këtë sezon?
"Champions-i patjetër, por dëshirojmë edhe diçka më tepër. Jemi Milani e duhet të luajmë për të fituar titullin. Do të luftojmë deri në fund për këtë objektiv", tha Hernandez.