Lajm i keq për Kombëtaren shqiptare

Futboll

Lajm i keq për Kombëtaren shqiptare

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 11:36
Lajm i keq për Kombëtaren shqiptare

Një lajm i keq vjen për Kombëtaren shqiptare në një kohë kur vetëm pak javë na ndajnë nga ndeshjet e muajit tetor.

Keidi Bare nuk ka mundur të përfundojë 90 minutat e lojës mbrëmjen e sotme.

Espanjoli ishte duke u përballur me Alaveshin, kur mesfushori shqiptar ndjen shqetësime dhe bën me shenjë për tu zëvendësuar në minutën e 73-të.

Stafi mjekësor i ka shkuar menjëherë pranë, ndërsa më pas i vendosin edhe kompresa me akull në kofshën e tij të djathtë. Mbetet për tu parë nëse ky shqetësim duhet marrë seriozisht apo ishte diçka që do të kalojë shpejt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat