Shkodran Mustafi nuk e ka filluar mirë aventurën e tij të re në La Liga të Spanjës.
Mbrojtësi shqiptar para pak javësh iu bashkua Levantes si lojtar i lirë, por ai ende nuk ka shijuar fitore me këtë skuadër.
Mustafi konfirmoi se ende nuk është në formën e tij më të mirë, por shpreson të jetë gati për duelin e radhës.
Ndeshjen e radhës Levante e zhvillon të dielën në “Camp Nou” si mysafire e Barcelonës.
“Tani është koha të punojmë më shumë në stërvitje dhe të jemi gati për ndeshjen e radhës. Do të jetë në përballje e vështirë në udhëtim te Barcelona, por edhe ata kanë probleme dhe ne do të shkojmë me synimin për të marrë tri pikët nga kjo ndeshje”, ka potencuar Mustafi.