Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha ka pësuar një dëmtim të rëndë në këmbën e tij.
Gjatë ndeshjes ndaj kampionëve aktual të Francës, në sfidën e Ligue 1 mbrëmjen e djeshme e cila kampionia e Lilë triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Reimsit, mesfushori i Kosovës ka lënë fushën i dëmtuar që në fillim, ekzaktësisht në minutën e 8′ të takimit.
Në “Story” të profilit të tij në rrjetin social “Instagram”, Berisha ka publikuar një foto ku klmba e tij duket tërësisht e dëmtuar dhe e gjakosur ku ka shkruajtur dhe një mbishkrim “Jashtë për pak, por për tu kthyer më i fortë”.
Kjo ishte ndeshja e 6-të e Valon Berishës në Ligue 1 me fanellën e Reimsit.