Futsallisti i Juventus Seravës nga Çairi i Shkupit, Besnik Tërstena, do ta vazhdojë karrierën në Gjermani. Ai sot është promovuar te klubi kroat MFC Phönix Futsal nga qyteti i Mannheimit, me të cilët ka nënshkruar kontratë dy vjecare. Ai do të vesh fanellën me numër 17.
Sezoni e kaluar Tërstena luajti për Juventus Seravën, ndërsa tani sërish ka gjetur angazhim jashtë vendit.
“Të dy palët jemi të kënaqur. Më kanë pritur shumë mirë. Trajner e kam Marko Kosic. Dje patëm një ndeshje miqësore.
Të shtunën e kemi edhe një ndeshje tjetër miqësore kundër Spartak nga Rusia. Klubi MFC Phönix Futsal është nga qyteti i Mannheimit. I bie liga e parë e këtij qyteti, por në tërë Gjermaninë i bie si ligë e dytë. Në fund të sezonit ka ndeshje barazhi dhe më pas kualifikim për në Ligën e kampionëve.
Më duhet të falënderoj edhe ekipin Juventus Serava dhe trajnerin Gafur Hasani për vitet e arta që i kam kaluar aty”, tregon Besnik Tërstena për gazetarin Reshat Ibraimi.