Milani fitoi ditën e djeshme me rezultatin 2-0 ndaj Venecias, duke arritur Interin në krye të klasifikimit. Pas një pjese parë jo të mirë nga ana e kuqezinjve, Brahim Diaz dhe Theo Hernandez siguruan tri pikë të rëndësishme për skuadrën e tyre.
Loja e Milanit ndryshoi totalisht në pjesën e dytë, duke e bërë të pamundur për Venecian të dalë me pikë nga “San Siro”. Këtë e ka pranuar vetë trajneri i Venecias, Paolo Zanetti në konferencën për shtyp, ku u shpreh se skuadra e tij dha maksimumin, por nuk mjaftoi.
“Ky ishte maksimumi që mund të bënim. Është e vështirë të bësh gjëra të caktuara përballë nje skuadre që ka vlera të jashtëzakonshme.
Për 60-70 minuta ishim në ndeshje, pastaj mister Pioli vendosi në fushe 3-4 kampionët e tij dhe ndryshoi gjithçka”- u shpreh Paolo Zanetti.