Fabio Cannavaro largohet nga Kina, e përfundoi kontratën e tij me Guangzhou.
Sipas portalit “sohu.com”, ish-kapiteni i kombëtares italiane ka anuluar udhëtimin e kthimit drejt Kinës, të planifikuar për sot, pasi ka pranuar përfundimin konsensual të kontratës së tij me klubin.
Zëvendësues i tij, sipas mediave kineze, do të jetë kapiteni aktual i ekipit, Zheng Zhi.
Cannavaro e filloi aventurën e tij në stol me Guangzhou më 2015. Pas një sezoni te Al-Nassr, ai drejtoi Tanjin, para se të kthehej te Guangzhou në vitin 2018.
Në krye të klubit kinez ai fitoi një titull kampion dhe një Superkupë Kinez.