Alexandre Lacazette po shqyrton mundësinë për t’u larguar nga Arsenali në fund të sezonit. Francezi, i cili iu bashkua “topçinjve” gjatë vitit 2017 nga Lyon, sipas mediave angleze, ka vendosur të mos pranojë rinovimin e kontratës, që i përfundon në qershor të vitit 2022.
30-vjeçari nuk po kalon një periudhë të mire me londinezët dhe largimi mund të konkretizohet gjatë verës ku lojtari do të jetë i lirë për të zgjedhur klubin e tij të ardhshëm.
Ofertat për francezin nuk mungojnë me Atletico Madrid që nuk i ka ndërprerë kurrë bisedimet me menaxherët e Lacazette.
Por “Los Colchoneros” nuk janë të vetmit që interesohen për futbollistin pasi në garë është futur edhe Barcelona, që pas largimeve me peshë kërkon një sulmues me eksperiencë.