Sonte zhvillohen tre përballje në kuadër të xhiros së pestë në Serie A.
Skuadra e Romës do ta pret në shtëpi Udinesen sonte nga ora 20:45.
Pas katër xhirove të para, ekipi i Jose Mourinhos aktualisht ka nëntë pikë dhe ndodhet në pozitën e pestë.
Në anën tjetër, Udinese ka shtatë pikë të grumbulluara në vendin e nëntë.
Roma do të synojë vetëm fitoren në këtë duel pasi vijinë nga një humbje e rëndë javën e kaluar ndaj Veronës 3-2.
Udinese do të mundohet të shkaktojë befasi dhe të marr të paktën një pikë në shtëpi.
Formacioni i mundshëm i Romës: Patricio; Karsdorp, Mancini, Smalling, Calafiori; Veretout, Cristante; El Shaarawy, Pellegrini, Mkhitaryan; Shomurodov
Formacioni i mundshëm i Udineses: Silvestri; Becao, Nuytinck, Samir; Molina, Arslan, Walace, Pereyra, Zeegelaar; Pussetto, Deulofeu