Skuadra shqiptare Renova nga Xhepçishti i Tetovës, po kalon formë të mirë në shtatë javët e para në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.
Futbollisti Xhelil Abdulla, tha se gjërat po shkojnë sipas planit
Të dielën skuadra e Renovës është mysafire në Shtip, ku do të ndeshet me Bregallnicën.
“Për ne, për Renovën ky sezon po shkon sipas planit. Atmosfera në ekip është e mirë, kështu që besoj se në udhëtimin e së dielës ndaj Bregallnicë do të vazhdojmë me trendin pozitiv si në aspektin e lojërave ashtu edhe në rezultate”, tha Abdulla.
Katër skuadra janë me pikë të barabarta (14 pikë): Shkupi, Akademia Pandev, Renova dhe Rabotniçki.