Milan sfidon Arsenal për talentin e fundit të shkollës holandeze!
Sulmues i krahut të majtë, lojtar i kombëtares Under 21 holandez, talent i ri i nxjerrë në vitrinë nga Club Brugge.
Noa Lang, lojtar i datëlindjes ’99, është xhevahiri i fundit i skuadrës belge që ka tërehqur vëmendjen e klubeve të mëdha të Europës.
Mesfushori është vënë në shënjestër nga Arsenal dhe Milan, që do të provojnë ta marrin në sesionet e ardhshme të merkato.