Paulo Dybala dhe Juventusi raportohet se janë afër marrëveshjes së re.
Sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, Dybala është shumë afër rinovimit me “Zonjën e Vjetër”.
"Ne jemi duke negociuar në mënyrën e duhur - ndihemi afër, optimistë" – ka deklaruar nënkryetari i Juventusit, Pavel Nedved.
Romano gjithashtu ka theksuar se Juventusi është në bisedime edhe me Juan Cuadradon për zgjatje të kontratës.
Kontratat e Dybalas dhe Cuadrados me klubin italian skadojnë më 30 qershor të vitit të ardhshëm.