Derbi rë dielën në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut në futboll.
Derbi ndeshja e javës së 8-të në Ligën e Parë, ajo midis Akademia Pandevit dhe FC Shkupit të dielën në Strumicë do të zhvillohet nën dritën e prozhektorëve.
Dy skuadrat e para në tabelë do të luajnë në stadiumin “Bllagoj Istatov” në Strumicë me fillim në ora 18:00.
Do të jetë kjo ndeshja e vetme që do të zhvillohet në këtë termin, ndërsa të gjitha ndeshjet tjera të kësaj jave do të luhen në terminin e zakonshëm, të dielën me fillim në ora 15:00.