Telekom Liga e parë e futbollit malazez vazhdon nesër dhe ndeshja e parë e javës së 9 -të do të luhet në Gollubovc, mes Zetës dhe Iskrës.
Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi, të shtunën (19.00) nën dritat e reflektorëve do të luajë në fushën e Podgoricës.
Deçiqi kërkon pikë në Podgoricë njëherësh të rikthehet në serinë e rezultateve pozitive pas humbjes si vendas me 0:1 nga Mornari.
Pas tetë jave Deçiqi renditet në pozitën e pestë me 12 pikë, ndërsa Podgorica në vend të nëntë me 4 sosh.