Deçiqi nga Tuzi, anëtar i elitës së futbollit malazez, shkarkon trajnerin.
Skuadra shqiptare ka bërë të ditur vendimin e saj për Edis Mulaliçin.
“Drejtoria e KF Deçiqit me marrëveshje ka ndërpre kontratën me trajnerin Mulaliçin.
E falënderojmë për kontributin që i ka dhënë klubit”, njofton KF Deçiqi.
Largimi i tij vjen si pasojë e rezultateve të dobëta në javët e fundit. Pas tetë jave Deçiqi renditet në pozitën e pestë me 12 pikë, ndërsa Podgorica në vend të nëntë me 4 sosh.