Lazio kthehet me një pikë, duke barazuar me rezultat 1:1 me Torinon.
Torino lëshon fitoren nga dora, ndërsa Lazio falë penalltisë shmang humbjen.
Futbollisti Marko Pjaca realizoi në minutën e 76-të për epërsinë e Torinos, por mysafirët barazuan në fund përmes Ciro Immobile, i cili shënoi nga penalltia.
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, u paraqit standard, ndërsa reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, u inkuadrua nga minuta 79-të për Lazion.
Pas javës së pestë në Serie A, Lazio renditet në vend të 7-të me 8 pikë, ndërsa Torino në të dhjetin me 7 sosh.