Futbolli italian tronditet nga lajmi tragjik i vdekjes së gjyqtares 27-vjeçare, Marika Galicia.
Gjyqtarja e futbollit vdes gjatë operacionit cezarian në Spitalin San Paulo në qytetin e Savona, raportojnë mediat italiane.
Marika konsiderohej si një nga gjyqtaret më premtuese në Itali.
Të dhënat nga spitali thonë se Galicia kur u pranua, nuk kishte probleme.
Gjendja e pacientes papritmas u përkeqësua gjatë operacionit cezarian.
Marika Galicia filloi të referoj në moshën 16 - vjeçare.